11-08-2025

Dërgohet në mbajtje i dyshuari që theri për vdekje një person në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, njoftoi se mbrëmë me datë 10.08.2025, rreth orës 08:30 min, në lagjen Tusuz , rruga “Lapidari” në Prizren, një person është therur me mjet të mprehtë (thikë), përcjell Gazeta e Prizrenit.

Mund të jetë një imazh i 1 person, mjekër dhe Pema e Krishtlindjes

Viktima Hekuran Shala

Për shkak të lëndimeve të rënda, i njëjti është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK- në Prishtinë, mirëpo për shkak të plagëve në pjesën e gjoksit, viktima ka ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori kujdestar së bashku me njësitet relevante policore, dhe me urdhër verbal të prokurorit, policia ka kryer bastisje në shtëpinë e të pandehurit në fshatin Zhur-Komuna e Prizrenit.

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar:

Një (1) brisk patente (që dyshohet se është përdorur për kryerjen e veprës penale);

Një (1) veturë e markës “Audi”.

I pandehuri E.B., është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim 48 orësh.

Për të njëjtin, prokuroria brenda afatit ligjor do të parashtroj kërkesë për caktim të masës së paraburgimit.

Prokuroria Themelore në Prizren, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti tragjik. / Gazeta e Prizrenit

Lexo edhe:

Prizren: Arrestohet i dyshuari për therjen me thikë në Hoçë të Qytetit – viktima nuk i mbijetoi plagëve

Asnjë koment

Comments are closed.