Dëshmorët e Brigadës 125 të ZOP-it do të dekorohen nga Presidenti Thaçi me urdhrin “HERO” i Kosovës
Në tubimin, që do të organizohet sot, në ora 12:00, në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, Presidenti Hashim Thaçi do të dekorojë me urdhrin “HERO” i Kosovës, të gjithë dëshmorët e Brigadës 125 të Zonës Operative të Pashtrikut.
Në kontekstin e shënimit të 21 vjetorit të Betejës së Jeshkovës, ndërkaq, sot janë paraparë edhe këto aktivitetet:
Në ora 10 do të vendosen buqeta lulesh ne varrezat e Dëshmorëve në Landovicë derisa homazhe do të bëhen edhe tek varrezat e dëshmorëve në Jeshkovë, duke nisur nga ora 11:00.
Në ora 17:00 – 22:00 Turniri tradicional në futboll të vogël ku do të marrin pjesë Institucione të ndryshme nga Komuna e Prizrenit.
Në ora 20:00 aktivitete Kulturore në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren nga nxënësit e Shkollës së Muzikës “Lorenc Antonio”.
Referuar njoftimit, nga Shoqatat e Dalura nga Lufta të UÇK-së Prizren, aktivitetet organizohen në bashkëpunim me Presidencën, Komunën e Prizrenit dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. /GazetaePrizrenit.net/