Edhe përpjekja e 21-të e konstituimit të Kuvendit të Kosovës dështoi sot.
Kjo pasi nuk pati kuorum për të votuar Komisionin për votim të fshehtë.
Në sallë të dielën ishin 90 deputetë. Pro votuan 53 deputetë, 1 kundër, abstenim nuk ka.
Seanca e ardhshme është caktuar për të martën me fillim nga ora 11:00./IO