Dështon edhe seanca e 15-të, e radhës mbahet të enjten
	
							
Dështoi edhe sot. Seanca e 15-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës të martën, edhe një herë dështoi pa formimin e Komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
				               	
				               	
				               	
Deputetët u mblodhën për rreth pesë minuta për një tjetër dështim. Pro votuan 56, kundër një.

Seanca e ardhshme do të mbahet më 15 maj me fillim prej orës 10:30.


						 