17-07-2025

Dështon edhe seanca e 48-të konstituive

Rëndom si 47 herë më parë, SËRISH ka dështuar seanca për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Ngërçi institucional po zhvillohet rreth formimit të Komisionit për votim të fshehtë, që tash e sa herë po dështon të krijohet për shkak të refuzimit të partive opozitare të propozojnë emra për këtë komision, shkruan IndeksOnline.

Në sallë ishin prezent 100 deputetë, me 51 prej tyre që votuan pro këtij komisioni, por që nuk ishte kuorum i mjaftueshëm.

Me ftesë të kryesuesit të seancës, Avni Dehari, Rashit Qalaj i PDK-së doli për të thënë propozimin e PDK-së, por nisi debat parlamentar, me ç’rast iu ndërpre fjala.

Njëjtë bëri edhe Alban Zogaj i LDK-së, teksa Lista Serbe nuk iu përgjigj ftesës për propozim.

Time Kadrijaj e AAK-së, propozoi sërish Albin Kurtin.

Dehari ftoi deputetët të mblidhen sërish pas dy ditësh, për seancën e 49-të.

Kujtojmë se seanca e parë konstituive u mbajt më shumë se 3 muaj më parë, më 15 prill.

Asnjë koment

Comments are closed.