Dështon për të gjashtën herë zgjedhja e Albulena Haxhiut si kryeparlamentare
Edhe për të gjashtën herë ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Sërish kandidatja e VV- së Albulena Haxhiu nuk i mori votat e mjaftueshme për kryeparlamentare, pasi që 57 deputetë votuan për, 47 kundër dhe 3 abstenime.

“Kërkoj mirëkuptimin tuaj të kontribuoni në shpëtimin e kësaj situate dhe të kalojmë në faza tjera të zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës”, tha Konjufca.
Kryesuesi i Kuvendit Avni Dehari i cili e mbylli seancën, tha se seanca e radhës do të mbahet të dielen, më 27 prill në orën 10:00./Indeksonline.