22-08-2025

Dështon përsëri mbledhja – Hekuran Murati nuk zgjidhet kryetar i Kuvendit

Përpjekja e Lëvizjes Vetëvendosje për ta zgjedhur Hekuran Muratin si kryetar të Kuvendit ka dështuar.

Në seancën konstituive të mbajtur sot, kryesuesi Avni Dehari njoftoi se kandidatura e Muratit nuk arriti të marrë numrin e nevojshëm të votave, duke siguruar vetëm 57 vota pro.

Kjo ishte hera e parë që emri i Muratit doli në votim për këtë pozitë, por pa sukses në kalimin e pragut të nevojshëm për t’u zgjedhur.

Pas kësaj, kryesuesi i seancës Avni Dehari e ndërpreu seancën, duke njoftuar se vazhdimi do të bëhet pas dy ditësh.

Lexo edhe:

Editorial: A po e anashkalon Shaqir Totaj – Vrrinin, bastionin tradicional të PDK-së?!

Ndryshe, në seancën e kaluar që u zhvilluar dy ditë më parë, VV-ja propozoi dy emra për këtë pozitë, atë të Albulena Haxhiut dhe atë të Donika Gërvalles. /GS

 

Asnjë koment

Comments are closed.