Kuvendi i Komunës së Prizrenit (KK) në mbledhjen e sotme për herë të dytë nuk e ka votuar propozim-buxhetin e Komunës së Prizrenit për vitin 2021, që pati dështuar edhe në seancën e paraparë brenda afatit, në shtator të këtij viti, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Nga 34 kuvendarë të pranishëm, vetëm 12 votuan për, 21 kundër dhe 1 abstenoi.
Ndonëse ishte paralajmëruar se LDK në opozitë do të votonte pro, kjo nuk ndodhi pasi siç u tha në momentet e fundit para mbledhjes ishte ndryshuar draft-projekti i harminizuar.
Gazeta e Prizrenit më vonë do ta botojë një raport më të gjerë.
Lexo edhe: