Detaje nga Policia për vdekjen aksidentale të 17- vjeçarit mes fshatit Gjonaj e Tupec
Policia në Prizren, ka dhënë detaje rreth aktit tragjik ku një 17 vjeçar nga lagjja “ Arbana” është gjetur pa shenja jete në fshatin, Gjonaj.
Detaje më të reja rreth këtij rasti, ka dhënë toger Arben Elshani, shef i njësisë rajonale të komunikacionit rrugor në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren. Ndërsa, policia, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, po vazhdon hetimet për të sqaruar në detaje të gjitha rrethanat e ketij rasti tragjik, raporton Tv Prizreni. Ndryshe, lamtumira e fundit të riut iu dha sot në varrezat e lagjes “Arbana”.