Tash e disa javë, në tregun e Kosovës kanë qenë duke qarkulluar monedha metalike 2 euro, të falsifikuara.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, nga operacioni janë arrestuar në flagrancë gjashtë persona të dyshuar.
Tre prej tyre janë shtetas të Maqedonisë së Veriut, ndërkaq tre të tjerë janë shtetas kosovarë, raporton Indeksonline.
Prokuroria ka bërë të ditur se monedhat e falsifikuara janë sekuestruar në disa thasë.
Nga operacioni janë sekuestruar edhe katër vetura dhe shtatë telefona celularë.
“Personat e arrestuar me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë, si dhe brenda afateve kohore ligjore do të bëhet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit” thuhet në njoftimin e Prokurorisë. /IO