Detaje nga rra*hja masive mes nxënësve në Prizren, një 15-vjeçar pëson frakturë në hundë, disa të mi*tu:r ndalohen
Një incident i rëndë është regjistruar në fshatin Romaj të Prizrenit, ku disa të mitur janë përfshirë në një përleshje fizike që ka përfunduar me lëndime trupore të rënda për një nga pjesëmarrësit.
Sipas informatave që ka siguruar Sinjali, rasti ka ndodhur më 7 tetor 2025, rreth orës 09:50 të mëngjesit, në afërsi të shkollës, ku janë përfshirë nxënës të disa institucioneve arsimore të Prizrenit.
Në përleshje kanë marrë pjesë tetë të rinj, mes tyre shtatë të mitur – nxënës të SHFMU “Bajram Curri” dhe tri paraleleve të ndara të gjimnazeve “Gjon Buzuku”, “Ymer Prizreni” dhe “Remzi Ademi” – si dhe një person i moshës madhore, N.C.
Pasi policia është njoftuar për rastin, patrulla ka dalë në vendngjarje dhe ka shoqëruar të gjithë të përfshirët në stacion policor për procedura hetimore.
Tre prej tyre kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa njëri nga të miturit ka pësuar lëndime të rënda trupore – frakturë në hundë.

Të gjithë nxënësit e përfshirë janë nga fshatrat Romaj dhe Dedaj, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të motivit të përleshjes janë në vazhdim.