Detaje nga vdekja e Nexhmije Pagarushës dhe amaneti që e la
Trupi i pajetë i këngëtares Nexhmije Pagarusha është nxjerrë nga banesa e saj për t’u dërguar në morg, raporton Televizioni 7.
Familjarë të saj kanë treguar se “Këngëtarja e Shekullit”, ka kërkuar që kur të vdes, të varroset me ceremoni private, pa përcjellje të mediave.
Amaneti i legjendës së muzikës shqipe ka qenë edhe që të varroset në vendlindjen e saj, në fshatin Pagarushë të Malishevës.
T7 raporton se nesër do të mbahet mbledhja komemorative, e më pas do të bëhet edhe varrimi i saj.
Pagarusha vdiq sot në moshën 86-vjeçare.
Ajo ka lënë pas hite si “Baresha”, “E dehun jam”, “Sytë për ty i kam të njomë” e shumë të tjera. /Express/