26-11-2024

Detaje nga vrasja e sotme e një shtatzëne para Gjinekologjisë

Një 35-vjeçare shtatzënë ka mbetur e vrarë rreth orës 18:00 para QKUK-së. Dyshohet se ajo është vrarë më armë zjarri nga ish bashkëshorti i saj.

Burime të Indeksonline bëjnë me dije se viktima është Hamide Magashi nga komuna e Lipjanit.

Ndërsa, dorasi i këtij krimi është Sokol Halili nga komuna e Shtimes.

E ndjera ishte në javët e fundit të shtatzënisë dhe ishte e shtrirë në Gjinekologji.

Sipas burimeve ata ishin në proces të ndarjes./IO

 

Asnjë koment

Comments are closed.