Detaje për aksidentin në Malishevë, ku vdiq këmbësorja shtatzënë
Një aksident tragjik ka ndodhur dje në fshatin Astrazub të Malishevës.
Policia sot në raportin 24-orësh ka dhënë detaje në lidhje me rastin ku thuhet se i dyshuari mashkull, derisa ishte duke e drejtuar automjetin e tij, dyshohet nga pakujdesia e godet veturën e viktimës mashkull, më pas godet viktimën femër kosovare, këmbësore.
Si pasojë e këtij aksidenti ka vdekur këmbësorja shtatzënë, e cila ishte infermiere me profesion.
Lexo edhe:
Kjo është infermierja shtatzënë që u godit për vdekje nga një veturë në Malishevë
“Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, lëndime trupore pësojnë i dyshuari dhe dy viktimat, të njëjtët janë dërguar për trajtim mjekësor në QKMF Malishevë, ku i dyshuari dhe njëri nga viktimat janë liruar në shtëpi, ndërsa viktima femër për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK Prishtinë, ku edhe ka vdekur, vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet në raportin e Policisë.
Po ashtu bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.