Detaje për rastin e therjes në Prizren, të lënduarit janë mërgimtarë
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në Prizren, ku dyshohet se tre persona janë lënduar si rezultat i një sulmi me thikë, raporton Sinjali.
Sipas informacioneve të para rasti kishte ndodhur rreth orës 02:00 në rrugën “Remzi Ademi” në Prizren.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht edhe identitetin e viktimave të këtij sulmi me thikë, bëhet fjalë për A. Elshani dhe M. Elshani – (djem të axhës, mërgimtar.)
Sinjali mëson se viktimat janë sulmuar nga një grup i të rinjve, ku dy djemtë kanë pësuar lëndime të rënda dhe se po trajtohen në spital, bashkë me ta është lënduar edhe një person tjetër familjar i tyre.
Viktimat janë transportuar për në Spitalin Rajonal të Prizrenit, gjendje e tyre është mjaft e rëndë.