22-05-2025

Detaje për arrestimin e sotëm të një zyrtari të gjykatës, një avokati dhe një qytetari në Prizren

Tre të dyshuar – një avokat, një zyrtar i gjykatës dhe një qytetar, janë arrestuar, sot në Prizren nën dyshimin për ushtrim ndikimi, raportoi Gazeta e Prizrenit.

Policia rajonale duke konfirmuar rastin, njoftoi se Sektorin Rajonal i Hetimeve/DRP- Prizren, pas ndërmarrjes se veprimeve hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren,  sot ka filluar realizimin e operacionit policor për arrestimin e personave të dyshuar për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Ushtrim i ndikimit”.

“Ata në bashkëveprim i kane premtuar një viktime, se në emër të personit zyrtar do të ndikojnë në vendimmarrje tek personi zyrtar, për lirimin e një te dyshuari nga paraburgimi, i cili është i dyshuar për rastin “Fajdeja”, konfirmoi zëdhënësi rajonal i Policisë, Shaqir Bytyqi për Gazetën e Prizrenit.

Sipas tij, gjatë operacionit policor i dyshuari nr.1 (i pa punë), i dyshuari nr.2. (shofer ne Gjykatën Themelore ne Prizren) dhe i dyshuari nr.3 (avokat) janë arrestuar dhe shoqëruar në ambientet e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Prizren.

Nga informacionet njoftohet se janë arrestuar, zyrtari i gjykatës Nysret Pepniku, avokati Bekim Parallangaj dhe qytetari Bekim Krasniqi.

“Me urdhër të Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore ne Prizren, janë kontrolluar shtëpitë dhe objektet tjera përcjellëse të të dyshuarve dhe gjatë kontrollit nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Të dyshuarit në prezencë të avokatëve mbrojtës janë intervistuar dhe me aktvendim të prokurorit nga Prokuroria , i’u caktohet masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftim. / Gazeta e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.