Detaje të reja: Ish-komandanti që vdiq në motel s’ishte me gruan, po qëndronte me një 57-vjeçare maqedonase
Por siç mëson Sinjali ekskluzivisht, në dhomë me të ndjerin nuk ka qenë gruaja e tij, por një 57-vjeçare maqedonase (emër i njohur për redaksinë).
Në një postim në Facebook, gruaja e të ndjerit, ka shkruar se “ka luftuar me të gjitha forcat për t’ia shpëtuar jetën, por s’ia dola dot”.
Nga Policia Rajonale në Ferizaj kanë bërë të ditur se rasti është cilësyar si ‘Hetim i vdekjes’.
“HETIM I VDEKJES – Magjistralja Ferizaj-Prishtinë 15.02.2024-16:30. Është raportuar se viktimës mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut, i është keqësuar gjendja shëndetësore ku edhe ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.”