18-09-2025

Detaje të reja nga konfiskimi i mbi 500 kg mari*uha:në, ja në cilin fshat të Suharekës zbarkoi dje antidroga

Policia e Kosovës nëpërmjet një raporti shtesë  ka njoftuar se gjatë kontrollit në një shtëpi në fshatin Maqitevë të Suharekës, është zbuluar një sasi e madhe lënde narkotike.

Sipas raportit zyrtar, në shtëpinë e një të dyshuari mashkull kosovar janë gjetur dhe sekuestruar 512 kilogramë e 89 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, një granatahedhëse, një pushkë gjuetie, një traktor, një telefon mobil dhe disa vegla pune që shërbenin për kultivim.

Me urdhër të prokurorit, lënda narkotike është asgjësuar, ndërsa i dyshuari aktualisht ndodhet në arrati. Policia ka konfirmuar se hetimet për rastin janë duke vazhduar.

Ky është rasti që dje u bë publik nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik – njësia në Prizren, ku u raportua se lënda narkotike ishte zbuluar në një objekt (stallë) dhe se pas matjes kishte rezultuar me peshë mbi 512 kilogramë, me një vlerë tregu të llogaritur rreth 750 mijë euro./

Asnjë koment

Comments are closed.