Detaje të reja për rusin që u arrestua në Leposaviq, kush është personi që po e voziste furgonin?
Dje rreth orës 13:52, në fshatin Zërnosek të Komunës së Leposaviqit, u ndalua një furgon i tipit Volkswagen, me targa “H304XE799”, i cili në Kosovë kishte hyrë përmes territorit të Serbisë.
Burime të Indeksonline pohojnë se i dyshuari është dërguar së pari në Stacionin Policor në Leposaviq, për t’u bartur më pas në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë.
Rreth orës 18:31, rusi Dimitrievich ka arritur në Mitrovicë, i shoqëruar nga Policia, ku edhe është intervistuar.
Me vendim të prokurorit të Shtetit, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë në Qendrën e Ndalimit Policor në Mitrovicë.
Rasti është iniciuar si “Kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare apo i vijës kufitare”