Dezinfektohen rrugët në Korishë
Një ditë pas vdekjes së një gruaje në fshatin Korishë të Prizrenit janë dezinfektuar rrugët dhe trotuaret e fshatit.
Këtë e ka bërë të ditur Bujar Dakaj, kryetar i Bordit të kompanisë së pastrimit “Eko Regjioni”.
Ky është postimi i plotë i Dakajt:
Duke i shprehur ngushëllime familjes së të vdekurës nga fshati Korishë.
Bëj me dije se kompania “Eko Regjioni” ka bërë larjen dhe dezinfektimin e rrugëve dhe trotuareve në gjithë fshatin Korishë.