Dhëndëri i Trumpit: Shqipëria është një vend thesar, projekti i Sazanit do zhvillojë Mesdheun
Jared Kushner, CEO i Affinity Partners dhe dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, ka përshkruar Shqipërinë si një “vend thesar” gjatë fjalës së tij në forumin ndërkombëtar ekonomik për të ardhmen e Europës. Ai u ndal veçanërisht te projekti i Sazanit, të cilin e cilësoi spektakolar dhe me potencial të madh për zhvillimin e rajonit të Mesdheut, shkruan Gazeta Sinjali.
“Do sjellë rritje ekonomike, kam marrë reagime shumë të mira nga Shqipëria. Mendoj se është një vend thesar. Ne kemi marrë inxhinierët më të mirë në Europë, për të na ndihmuar, do të sigurohemi që do ta mbrojmë vërtet mjedisin,” tha Kushner.
Ai theksoi se lokacioni strategjik i projektit, vetëm 60 milje larg Italisë dhe 6 milje nga Korfuzi, dhe vetëm 10 minuta larg me makinë nga pikat kryesore të Shqipërisë, do të sjellë zhvillim të rëndësishëm jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Mesdheun.