24-11-2024

Dhunohet seksualisht një vajzë e mitur në Rahovec, arrestohet i dyshuari

Një rast i trishtë dyshohet të ketë ndodhur pak ditë më parë në Rahovec, ku një vajzë mitur është dhunuar seksualisht nga një 20-vjeçar.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se e mitura ka denoncuar rastin në Polici, ku para hetuesve policorë ka rrëfyer gjithë tmerrin që ka përjetuar.

Bazuar në dëshminë e saj, i dyshuari e ka detyruar që të kryejnë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Në kuadër të veprimeve hetimore, njësitë policore kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarin dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunim’.

Asnjë koment

Comments are closed.