25-11-2024

Diaspora shqiptare fillon protestën në Hagë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Pas marshit të zhvilluar dje në sheshet e Prishtinës, një protestë  tjetër do të zhvillohet sot në Hagë.

Shqiptarë të shumtë nga vende të ndryshme të Evropës kanë marrë rrugë për në Hagë, që t’u dalin në përkrahje ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po gjykohen në kuadër të Dhomave të Specializuara.

Numri më i madh i shqiptarëve që po mblidhen për këtë marsh janë nga Gjermania, Zvicra dhe Austria, protesta pritet të nisë në orën 10:00, dhe protestuesit kanë filluar të grumbullohen.

Sot fillon edhe procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kreut të PDK-së, Kadri Veseli, ish-kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqi si dhe ish-deputetit të VV-së, Rexhep Selimi.

Të njëjtit vazhdojnë të mbahen në Hagë,në kuadër të një procesi gjyqësor kinse për krime të kryera gjatë luftës.

Asnjë koment

Comments are closed.