Digjet kamioni në autostradë afër Suharekës, një grua trajtohet nga urgjenca
Një incident me zjarr është regjistruar sot rreth mesditës në aksin rrugor Prishtinë–Prizren, në territorin e Suharekës, ku një kamion është përfshirë nga flakët.
Për rastin ka dhënë detaje Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.

Një qytetare ka kërkuar edhe ndihmën e Ekipit të Urgjencës, pasi ngasësi i kamionit dhe një pasagjer, megjithëse nuk kanë pësuar lëndime, janë në gjendje të shqetësuar. / Gazeta e Prizrenit /
