Një restorant i njohur në Prevallë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.
Zyrtari për media i Policisë për Prizren, Vesel Gashi, konfirmoi për “GazetaePrizrenit.net” se bëhet fjalë për restaurantin ‘Te Syla’.
“Njësitet e zjarrfikësve gjenden në vendin e ngjarjes së bashku me njësitet policore, po ashtu edhe një ekip të KEDS-it. Nuk raportohet për të lënduar, vetëm për dëme materiale”, tha ai.
Ai tha se njësitet e zjarrfikësve ende janë në vendin e ngjarjes, por objekti që ndodhet në anën e djathtë të rrugës Prevallë-Brezovicë është djegur tërësisht.
Sipas policisë, dyshohet se shkaktar i zjarrit mund të jetë energjia elektrike!
Restoranti ka pasur konstruksion druri./GazetaePrizrenit.net