Digjet një shtëpi pas mesnatës në Suharekë, dyshohet të konsiderueshme
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një shtëpi në fshatin Savrovë të Suharekës në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe frikë te banorët lokalë.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se rreth orës 03:18, qytetari Sadri Rudaj ka alarmuar Policinë, duke raportuar se në rrugën “2 Qershori” ishte shpërthyer zjarr në shtëpinë e Nafije Rudajt.
Menjëherë pas thirrjes, në vendin e ngjarjes kanë dalë patrullat policore, zjarrfikësit dhe një njësi e KEDS-it.
Sipas informatave nga vendi i ngjarjes, zjarri ka shpërthyer fillimisht në hapësirën nën kulm dhe më pas është përhapur në një aneks të shtëpisë, ku ndodheshin mjete pune të llojeve të ndryshme. Si pasojë, janë djegur para të gatshme në vlerë prej 8,500 euro, ndërsa kulmi dhe aneksi janë dëmtuar plotësisht.

Rreth orës 05:00, zjarri është lokalizuar plotësisht, ndërsa të gjitha njësitë e reagimit emergjent kanë lënë vendin e ngjarjes në ora 05:15. Deri më tani, shkaku i shpërthimit të zjarrit mbetet i panjohur, ndërsa hetimet për ndriçimin e plotë të rastit janë duke vazhduar.