21-11-2024

Digjet një shtëpi në Prizren, sipas pronarit dëmi arrin rreth 300 mijë euro

Një shtëpi mori flakë sot në rrugën “Janina”, në Prizren  ku dëmi material vleresohet të jetë shumë i madh, raporton Gazeta e Prizrenit.

Policia në Prizren, njoftoi se zjarrfikësit, patrulla policore dhe ekipit reagues së bashku me njësitin e hetimeve janë në vend ngjarje”.

“Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke lokalizuar zjarrin. Dëmet materiale janë të konsiderueshme, sipas pronarit rreth 300.000 euro (treqind mijë), të lënduar nuk ka”, tha per portalin Gazeta e Prizrenit, Shaqir Bytyqi nga Policia rajonale.

“Policia bashkë me ekspertët e zjarrit do të dalin përsëri në vendngjarje për të bërë këqyrjen e vendit dhe mbledhjen e dëshmive”.

Asnjë koment

Comments are closed.