Dikur shkëlqente dhe ishte krenaria e rajonit të Prizrenit, ndërsa tash “Liria” sërish ra në rangun e dytë
Klubi prizrenas “Liria” tashmë ka rënë nga Superliga dhe në sezonin tjetër, vetëm pas një viti të rikthimit do të luaj sërish në rangun e dytë të futbollit kosovar.
Ndonëse këto vitet e fundit është zbehur shumë, duke zhgënjyer jo vetëm adhuruesit e saj, por edhe futbolldashësit e tjerë, Liria dikur luante me ekipe të njohura të ish-Jugosllavisë 22 milionëshe, shkruan Gazeta e Prizrenit.
Një pjesë e ekipit të atëhershëm “Prishtina”, që në vitet 1980-ta përfaqësonte dinjitetshëm futbollin kosovar në ish-shtetin jugosllav, ishte nga Prizreni, sikurse: Skënder Shengyli, Sokol Hadri, Sami Ahmeti, Rexhep Gaxholli, Erdogan Celina, Behajdin e Bedridin Gjinali, etj…
Pas luftës nga Liria te Prishtina kanë luajtur edhe disa të shquar si: Uliks Emra, Fitim Krusha, Shqipron e Agron Skeraj.
Nga “Liria” ka dal edhe i madhi, Vedat Muriqi, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.