22-12-2024

Dimri arrin me solsticin

Sot, më 22 dhjetor, shënohet fillimi zyrtar i stinës së dimrit sipas kalendarit astronomik.

Në këtë datë ndodh Solstici Dimëror, një moment unik kur Dielli arrin pikën e tij më të ulët në qiell në raport me ekuatorin tokësor, transmeton klankosova.tv.

Këtë vit, solstici ndodhi në orën 5:48 të mëngjesit, duke sjellë ditën më të shkurtër dhe natën më të gjatë të vitit në Hemisferën Veriore.

Ky fenomen përcakton orarin më të hershëm të perëndimit të Diellit, ndërsa hemisfera jugore përjeton të kundërtën – ditën më të gjatë dhe natën më të shkurtër.

Solstici Dimëror dhe ai Veror janë dy momente kyçe në lëvizjen e Tokës, kur hemisferat përkatëse marrin minimumin dhe maksimumin e rrezatimit diellor, duke ndikuar drejtpërdrejt në klimën dhe ciklin e jetës në planet.

Pas kësaj dite, drita e Diellit fillon të zgjatet gradualisht, duke sjellë edhe ditë më të gjata dhe më të ngrohta.

Asnjë koment

Comments are closed.