Diplomati japonez në Kosovë vizitoi Prizrenin për dorëzimin e një buldozeri Dragashit
Sot, z. Mitsunori OGASAWARA, i Ngarkuar me Punë i Ambasadës së Japonisë në Kosovë vizitoi Prizrenin për dorëzimin e një buldozeri për Komunën e Dragashit. Ky është kontigjenti i dytë i Programit të Zhvillimit Ekonomik dhe Social i nënshkruar në shkurt 2019 për shumën prej 250 milionë Jen japonez që është ekuivalent me 2.04 milionë euro.
Ky program është ofruar për shënimin e 10 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Japoni Kosovë.
Qëllimi i Programit është të forcojë kapacitetet e grumbullimit dhe menaxhimit të mbeturinave në katër komuna, Suharekë, Rahovec, Malishevë dhe Dragash me qëllim të përmirësimit të mjedisit jetësor të qytetarëve në rajonin e Prizrenit. Buldozeri i cili u dorëzua sot do të përdoret në deponinë e Komunës së Dragashit për menaxhim të qëndrueshëm.

Qeveria e Japonisë ka mbështetur gjithashtu Projektin për Rritjen e Kapacitetit për Menaxhimin e Mbetjeve drejt Shoqërisë së Ciklit Material të zbatuar nga JICA. Përmes fazës I të projektit, ka ofruar ndihmë prej rreth pesë milionë euro për përmirësimin e grumbullimit dhe menaxhimit të mbeturinave të ngurta në Prishtinë dhe Prizren me 43 kamionë për grumbullimin e mbeturinave.

Këtë vit, faza e II-të e projektit ka filluar të përmirësojë kapacitetin e grumbullimit dhe menaxhimit të mbeturinave në Komunën e Suharekës, Rahovecit, Malishevës dhe Dragashit.
Japonia është e përkushtuar të mbështesë institucionet e Kosovës dhe popullin e Kosovës në përpjekjet për të përmirësuar mjedisin për cilësi më të mirë të jetës së tyre.