25-11-2024

Diplomatja shqiptare: Flamuri shqiptar në Krushë duket më i bukur se në çdo vend të Shqipërisë

40 diplomate nga ministria e Jashtme e Republikës së Shqipërisë, e kanë vizituar sot Krushën e Madhe në Rahovec.

Kjo vizitë e tyre në Kosovë po realizohet në kuadër të “Epopesë së UÇK-së”, 7 Marsit – Ditës së Mësuesit dhe 8 Marsit – Ditës së Gruas.

Së bashku me ambasadorin e Shqipërisë, Qemal Minxhozi dhe kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, diplomatet nga Shqipëria kanë bërë homazhe në kompleksin e dëshmorëve dhe janë takuar me gratë e Krushës, të cilat në luftën e fundit kanë humbur familjarët e tyre.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi tha se kanë zgjedhur Krushën për t’u njohur për së afërmi me tragjedinë që ka ndodhur në këtë vend.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi tha se Krusha e Madhe është simbol i lirisë së Kosovës.

Ndërkaq, Etleva Haka, punëtore në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë, tha se në Krushë mësuan shumë për tragjedinë që ka ndodhur gjatë luftës.

Pas homazheve në kompleksin e dëshmorëve në Krushë të Madhe, ato kanë takuar edhe me gratë e Krushës që udhëheqin kooperativën “Gratë e Krushës”.

Asnjë koment

Comments are closed.