Diplomimi në Dubravë, të burgosurit bëhen zdrukthëtarë (VIDEO)
Frytet e para të angazhimit mësimor, tashmë i kanë në duar.
Për zanatet si zdrukthtaria, ndërtimtarie e të tjera në të cilat u aftësuan këta 35 të burgosur të Qendrës Korruktuese në Dubravë të hënën morën çertifikatat.
Për përhajrin e aftësimit profesional, mysafire u erdhi ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, njofton Klan Kosova.
Kjo tha se me të marrë detyrën ka kërkuar vëmendje të veçantë për këto trajnime, që beson se të dënuarit do t’ua shohin hairin në liri.