Diplomoi piloti i parë i FSK-së
Prej nesër FSK do të ketë mandatin e Ushtrisë, në kuadër të saj do të ketë edhe një pilotë, i cili sot ka diplomuar në Akademinë ushtarake të Turqisë.
Oficeri i saj, Naim Haziri ka njoftuar se nëntogeri Afrim Zabeli, është piloti i parë i FSK-së i diplomuar.
Postimi i Hazirit në Facebook:
Ndjenjë e veçantë krenarie në diplomimin e Pilotit të parë të FSK-së, Nëntoger Afrim Zabeli. Sukseset e panumërta të FSK-së dhe ngritja e vazhdueshme e kapaciteteve tona tash përfshijnë edhe pilotin e parë. E ardhmja e FSK-së, e ardhmja e Kosovës. Përgëzova pilotin dhe në emër të institucionit tonë shpreha përkushtimin për profesionalizimin e mëtejshëm të FSK-së. Ky fund i vitit 2018 po shënohet me data e ngjarje të papërsëritshme. Urime