23-11-2024

Disa fshatra të Prizrenit sot do të mbesin pa furnizim me ujë

Kompania “Hidroregjioni Jugor“ në Prizren, ka njoftuar konsumatorët, se me sot (10.11.2019) do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes tek rezervuari në Kobaj, për shkak të ndërrimit të pjesëve fazonike tek rezervuari si dhe do të përfshihen të gjithë fshatrat të cilët furnizohen nga ky rezervuar.

Me këtë rast nga të gjithë konsumatorët kërkohet mirëkuptim, pasi siç thuhet punimet janë duke u zhvilluar me seriozitet nga punëtorët dhe me rastin e përfundimit të tyre, do të rikthehet edhe furnizimi i rregullt me ujë të pijes./ GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.