14-11-2025

Distria e artë – Ia siguron Kosovës medaljen në Kroaci

Vajzat xhudiste të Kosovës as këtë herë nuk kanë dështuar të na bëjnë krenarë.

Këtë herë radhën e mori Distria Krasniqi e cila ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Ajo në finalen e Grand Prix e mposhti hungarezen Reka Pupp.Kësisoj, për Kosovën kjo është medalja e parë e artë në Kroaci ndërsa numri mund të rritet edhe përmes Flaka Loxhës.

Megjithatë, Krasniqi ishte e vendosur nga fillimi për të mos lejuar befasi, ku me një Ippon të bukur e rrëzoi hungarezen.

 

Asnjë koment

Comments are closed.