Sonte në ora 19:00, në qendrën sportive “Sezai Surroi” në Prizren vashat e Bashkimit të Prizrenit ndeshen me ato nga ekipi Prishtina, në kuadër të finales së “Play Off-it” në Superligën e femrave, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Aktualisht seria e ndeshjeve është e barabartë 2:2, ndërsa për këtë zhvillohet ndeshja e pesë. Në këtë rast përparësia është në anën e prizrenaseve.
Bashkimi aktualisht mban titullin e kampionit, pasi një vit më parë mundi Prishtinën.
Derisa përfaqësuesit e skuadrës prizrenas, ka deklaruar se janë optimistë për rezultatin, duke shpresuar se kupa do të mbetet në Prizren, përkrahjen e tyre e kanë ofruar edhe tifozët “ARPAGJIK’T”, përcjell “Gazeta e Prizrenit”.
Në këtë kontekst ata kanë bërë postime në rrjet sociale:
“Kryeqyteti historik i kulturës dhe traditës tanimë është gati. Edhe djemt besnik të qytetit dhe shqiptarisë jemi gati. Presim fillimin e ndeshjes
Tash krejt mo pe din….No ARPAGJIK’T – No Party
Ta bëjmë atmosferën e paparë ndonjëherë në palestër dhe jo vetëm vendore por edhe evropiane.Të gjithë shikuesit që do të jenë prezent në sallë i lusim që të anojnë fer dhe korekt.
Sharjet dhe gjuajtjet në parket nuk i takojnë kulturës tonë qytetare Ndalohen rreptësisht.
Në sallë do të ketë edhe shumë familjar dhe gjini femërore andaj kujdes me sjelljet.
Ska mu nal! Bëjmë thirrje te krejt që 40 minuta të jemi në këmbë. Jo vetëm tribuna e
Arpagjik’t po krejt salla në përkrahje të klubit. Topi kur kalon te kundërshtari fishkëllima e domosdoshme.
Bëjmë thirrje te krejt prizrenasit, fëmij, të moshuarit, burra, gra të gjithë në Sezai Surroi. Arpagjik’t PRIZREN”, thuhet në postimin e tyre.
Në anën tjetër, edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka në faqen e tij zyrtare në “facebook, ka shkruar për këtë ndeshje, duke kërkuar që ti japim një mbështetje maksimale vashave tona sepse e meritojnë./GazetaePrizrenit.net