24-11-2024

Ditë e frytshme: Trefishohet numri i lindjeve në Prizren

Në maternitetin e spitalit  “Prim. Dr. Daut Mustafa” Prizren, gjatë 24-orëve të shkuara janë regjistruar 19 raste të lindjeve, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.

Sa i përket gjinisë prijnë meshkujt, pasi 10  nga të porsalindurit janë të kësaj gjinie, ndërsa 9 vajza.

Ajo që bie në sy gjatë këtij 24-orëshi është rritja e numrit të lindjeve, apo një trefish për dallim nga dita paraprake kur janë regjistruar vetëm 6 raste të të porsalindurve.

Një karakteristikë tjetër kësaj radhe janë edhe rastet e pakta të lindjeve me prerje cezariane (me operim) vetëm tri sosh, që kohët e fundit po preferohet gjithnjë e më shumë, sidomos nga nënat e reja. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.