24-11-2024

Ditë e kobshme në Kosovë: Brenda 24 orëve ndodhën dy vetëvrasje dhe një vrasje

Brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë dy persona kanë vrarë vetën, teksa njëri prej viktimave fillimisht ka qëlluar një tjetër. Bëhet fjalë për 58 vjeçarin dhe 16 vjeçaren që u gjetën të vdekur mëngjesin e sotëm në Pejë, si dhe një 19 vjeçare tjetër në Deçan që dyshohet se është vetëvarur.

Mbrëmjen e kaluar në fshatin Vitomiricë të Pejës ka ndodhur një vrasje e dyfishtë, ndërsa viktimat u gjetën vetëm mëngjesin e sotëm.

Ngjarja e cili tronditi vendin filloi në orën 04:00 të mëngjesit, ku një 58 vjeçar raportohet të ketë kidnapuar fqinjën e tij 16 vjeçare, të cilën më pas e vrau dhe në fund edhe vetën e tij.

Për këtë u deklarua vëllai i viktimës femër, i cili tha se burri me inicialet R.B marrë vajzën në shtëpi me forcë dhe e ka dërguar në shtëpinë e tij.

Ai thotë se sot sa ishte në punë, djali i xhaxhait e kishte lajmëruar se e kanë gjetur të vdekur Albesën, motrën e tij 16 vjeçare.

“Ai e ka rrit vetë at qikë, ne jemi rrit si jetima. Sa herë ka ardhë në pushim e ka marr motrën dhe janë dalë me gjithë familjen e tij. Ramë Berisha jeton në Gjermani, dhe është ardhë në Kosovë para 5 ditëve”, është shprehur ndër të tjera vëllai i 16 vejçares, përcjell Gazeta Metro.

Nga Prokuroria dhe policia kanë deklaruar për media se hetimet janë duke u zhvilluar ende dhe se rrethanat e ngjarjes mbesin të dyshimta.

Ndërkaq, në po të njëjtin rajon sot u shënua edhe një viktimë. Bëhet fjalë për 19 vjeçaren H.M e cila dyshohet se e vrau vetën duke u vetëvarur.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Në mëngjesin e sotëm Policia Rajonale e Pejës ka gjetur një trup të pajetë në fshatin Gllogjan të Deçanit. Viktima është e gjinisë femërore dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, tha Gashi

Policia pritet të dalë me një raport më të detajuar rreth kësaj ngjarje.

Kujtojmë se viteve të fundit në vendin tonë është rritur dukshëm numri i vrasjeve dhe vetëvrasjeve. Vetëm në fillim të këtij viti një zyrtare policore nga Gjilani vrau të katër familjarët e saj, prindërit dhe dy vëllëzërit, dhe më pas vetën, e që rrethanat e rastit mbetën ende të paqarta./gazetametro.net

Asnjë koment

Comments are closed.