Zëdhënësi rajonal i Policisë së Prizrenit Shaqir Bytyqi tha se viktima ishte dërguar me dyshimin se kishte konsumuar preparate kimike.
Sot, më datën 07.01.2026, rreth orës 11:40, Policia është njoftuar se një femër rreth 43 vjeçare, nga fshati Grejkovc, Komuna e Suharekës, është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit në gjendje të rëndë, raporton Gazeta e Prizrenit.
Rastin e ka konfirmuar Policia.
“Lidhur me këtë rast, rreth orës 15:00, Policia është informuar nga QKUK-ja se viktima nuk ka arritur të mbijetojë dhe, si pasojë, ka ndërruar jetë” tha ai për portalin Gazeta e Prizrenit.
Sipas informacioneve të GeP viktima është e moshës 46- vjeçare.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa Policia, në koordinim me Prokurorinë, ka iniciuar rastin “Hetim i vdekjes” dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave./ Gazeta e Prizrenit
Lexo edhe:
