Djali 44-vjeçar në Dragash e rrah nënën dhe e kërcënon me jetë
Në një familje në fshatin Restelicë të Dragashit, një grua është përballur me dhunë nga djali i saj, 44-vjeçar, me të cilin qe një kohë ka probleme.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se ky rast ka ndodhur në shtëpinë e tyre, ku plasi sherri pas një mosmarrëveshje verbale mes nënës dhe djalit, i cili më pas e sulmoi fizikisht dhe e kërcënoi me vrasje nëse e denoncon.
Si rezultat i denoncimit, i dyshuari, i cili është recidivist i dhunës në familje është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.
Pas përfundimit të procedurave, me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti tjetër për kryerjen e veprës penale “Dhunë në familje”.