Djali gjen babain e vdekur në pusetë në Gjakovë
Një vdekje aksidentale ka ndodhur mbrëmë në Gjakovë. Sipas Policisë një person ka raportuar se në oborr të shtëpisë së tij, në një shakt ka gjetur babanë e tij të cilin menjëherë e ka dërguar për tretman mjekësor.
Nga ekipi mjekësor është konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve.
“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se në oborr të shtëpisë së tij, në një shakt ka gjetur babanë e tij të cilin e ka dërguar për tretman mjekësor. Nga ekipi mjekësor është konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve:, thuhet në raportin e policisë./GazetaExpess