26-11-2024

Djali i saj vrau veten, këngëtarja shkon në funeral veshur ngjyrë rozë

Këngëtarja Sinead O’Connor bëri homazhe për djalin e saj të ndjerë dje, ndërsa u pa e veshur me një kostum ngjyrë rozë, në funeralin e 17-vjeçarit të vetëvrarë para disa ditësh.

Shane u varros pas një ceremonie të ndjekur nga 50 persona, duke përfshirë babain e tij Donal Lunny, në varrezat dhe krematoriumin Newlands Cross në perëndim të Dublinit, shkruan DailyMail.

Sinead, e cila kishte veshur ngjyra të ndezura në përputhje me dëshirat e djalit të saj, shkroi në Tëitter menjëherë më pas duke thënë se kjo veshje e saj do t’i kishte pëlqyer djalit të saj.

Këngëtarja irlandeze, 55 vjeçe, shkroi: “Sapo i thamë lamtumirë engjëllit tonë të bukur, Shaney. Ceremoni shumë e bukur mortore. Shane do ta kishte dashur atë”.

Duke iu referuar shprehjes mantra që do të thotë ‘paqe’ që shfaqet në lutjet dhe shkrimet budiste, ajo vazhdoi: “Ai gjithmonë këndonte “Om. Shanti”.

Sinead konfirmoi të shtunën e kaluar se Shane, të cilin ajo e përshkroi si “dritën e jetës së saj”, kishte vrarë veten pasi u arratis nga spitali, në të cilin po monitorohej për vetëvrasje.

Sinead, e cila e ndryshoi emrin e saj në Shuhada’ Davitt në vitin 2018, shkroi javën e kaluar: “Djali im i bukur, Nevi’im Nesta Ali Shane O’Connor, vetë drita e jetës sime, vendosi t’i japë fund luftës së tij tokësore sot dhe tani është me Zotin”.

“U prehtë në paqe dhe askush mos e pastë shembullin e tij. Foshnja ime. Të dua shumë. Shpresoj të jesh në parajsë”, shkroi artistja irlandeze./noa

Asnjë koment

Comments are closed.