Djaloshi në Suharekë ia sheh sherrin rrjeteve sociale, arrestohet pasi gjuajti me kallashnikov
Publikimi i videove e fotove të ndryshme në rrjete sociale shpesh po i fut kosovarët në sherr me Policinë. Ata jo rrallë herë dalin të jenë merakli të mbajtjes së armëve, kryesisht pa leje dhe me ekspozimin e tyre në rrjete sociale, shpesh tentojnë të shfaqen si të “fortë” dhe të pakapshëm për organet e rendit, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë është zbuluar në Suharekë, ku pas publikimit të pamjeve në rrjete sociale, një 23-vjeçar ka përfunduar në pranga.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije Policia ka sekuestruar një kallashnikov me të cilin dyshohet se shtiu i riu.
23-vjeçari është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar lidhur me rastin.
Me urdhër të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet në për veprat penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’ dhe ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.
Shpallje:
SHITET SHTËPIA në Prizren:
Shtëpia ndodhet në rrugën “Faredin Hoti” (ish- rruga e Red Bullit)
Ka dy kate ( e mobiluar ), 0rientim nga lindja. Sipërfaqja 2 ari.
Kati I ka kuzhinë e sallon – 1 dhomë, banjë dhe këndin nënshkallë.
Kati II ka 3 dhoma, banjë, dy ballkone.
Mund të ndahet në kate të veçanta, si dy banesa.
Ka shkallë normale për tavan, që ka dritare dhe ballkon.
Shtëpia ka 3 ballkone dhe një terasë, të gjitha të rregulluara me qeramikë.
Ka garazh dhe kuzhinë verore. Ka dokumente të rregullta.
Çmimi sipas marrëveshjes. Tel: +383 44 230 330