Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj nënshkroi sot Memorandum Bashkëpunimi me zyrtarë të Federatës së Futbollit të Kosovës për ndërtimin e stadiumit në fshatin Zhur, raporton Gazeta e Prizrenit.
“Kjo do të jetë një mundësi më shumë për klubet e futbollit dhe sportdashësit në përgjithësi”, thuhet në njoftimin e komunës.
Nuk dihet nëse ky është vazhdimi i projektit që ka nisur në vjeshtën e vitit 2018, apo projekt tjetër.
Në fakt, në fund të tetorit 2018, Kujtim Gashi, atëherë ish-Ministër i Sportit, pat marrë pjesë në vënien e gurthemelit të stadiumit.
Atëherë është thënë se ky projekt kapital vjen në kuadër të plotësimit të infrastrukturës sportive fizike në të cilin Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të investojë 700 mijë euro, ndërkaq Komuna e Prizrenit do të ndajë 200 mijë sosh./ Gazeta e Prizrenit
Më poshtë, video e vendosjes së gurthemelit më 2018