23-11-2024

Dogana bastis bizneset që merren me import të fishekzjarrëve

Është duke u zhvilluar një aksion në bizneset që importojnë fishekzjarre. Aksioni po zhvillohet në pesë lokacione të ndryshme.

Aksioni është duke u mbikëqyrur nga Dogana e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës.

Lajmin për bastisje e ka konfirmuar Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganës së Kosovës për Gazetën Insajderi.

Po kemi kontrolle tek bizneset që merren me importin e fishekzjarrëve në pesë lokacione”, tha Stavileci për Insajderin.

Asnjë koment

Comments are closed.