23-11-2024

Dogana e Kosovës gjen mallra të fshehura në një automjet në Vërmicë

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar futjen e mallrave të padeklaruara në Pikën Kufitare Vërmicë.

“Pas ndalimit të një automjeti, drejtuesi është pyetur nëse kishte ndonjë gjë për të deklaruar për Doganën, dhe ai është përgjigjur negativisht. Mjeti është selektuar për kontroll të dytë, me asistimin e zyrtarëve policorë. Gjatë ekzaminimit të mjetit, janë gjetur mallra të padeklaruara dhe të cilat ishin kamufluara nën pajisjet e peshkimit në sediljen e pasme dhe në bagazh”, njoftoi Dogana.

Mallrat e padeklaruara përfshinin tonera të llojeve të ndryshme, në sasi prej 57 copë, me vlerë totale mbi 1,000 euro, bazuar në faturën e gjetur.

Të gjitha mallrat janë konfiskuar dhe ka filluar procedura kundërvajtëse kundër personit përgjegjës.

 

Asnjë koment

Comments are closed.