Dogana kap rreth një milion euro të padeklaruara në Merdare, podi i automjetit ishte modifikuar për t’i fshehur paratë
Gjatë ditës së djeshme është ekstraduar nga Gjermania në Kosovë shtetasi Kosovar G.B., pasi që i njëjti kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet tona të drejtësisë, i përfshirë në veprën penale “Mashtrim” dhe se i njëjti ju ishte shmangur drejtësisë.
Sipas njoftimit ekstradimi është realizuar falë bashkëpunimit mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe shtetit Gjerman.
Ndërsa gjatë ditës së sotme është ekstraduar nga Kosova drejt Maqedonisë së Veriut, shtetasi turk, T.M., pasi që i njëjti kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga Maqedonia e Veriut, për veprën penale “Vrasje” dhe se i njëjti ju ishte shmangur drejtësisë.
Ekstradimi është realizuar përmes PKK “Hani i Elezit” nën masa të rrepta të sigurisë./IO
