03-12-2025

Dogana kap veshje sportive në kufirin e Vërmicës, dyshohet për shkelje të të drejtave të pronësisë

jatë një kontrolli rutinë në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, zyrtarët doganorë kanë ndaluar një automjet për kontroll të detajuar në vijë të dytë, ku në bagazh janë zbuluar mallra të padeklaruara të llojit tekstil, për të cilat dyshohet se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale.

Pas konfirmimit, mallrat janë ndaluar deri në përfundimin e procedurave ligjore përkatëse, ndërsa ndaj palës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, sipas legjislacionit në fuqi.

Dogana e Kosovës ka theksuar se vazhdon angazhimin e saj për të parandaluar hyrjen e produkteve që cenojnë pronësinë intelektuale, me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve dhe të tregut të ligjshëm.

Asnjë koment

Comments are closed.