16-10-2025

Dogana ndalon dy çanta luksoze “Hermes” të padeklaruara në Vërmicë, me vlerë mbi 16 mijë euro

Zyrtarët doganorë në pikën kufitare të Vërmicës kanë ndaluar një automjet taksi, ku gjatë kontrollit janë zbuluar dy çanta luksoze të markës “Hermes”, të padeklaruara në hyrje të Kosovës.

Gjatë kontrollit është gjetur një faturë blerjeje që dëshmonte vlerën e mallit, që kap shumën prej 16.614 euro. Mallrat janë ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave ligjore.

Dogana e Kosovës rikujton se deklarimi i mallrave në kufi është i detyrueshëm, pavarësisht vlerës apo natyrës së tyre.

Asnjë koment

Comments are closed.