25-11-2025

Dogana ndalon pajisje për ujësjellës dhe sistem të ngrohjes qendrore

Pajisje për ujësjellës dhe sistem të ngrohjes qendrore janë ndaluar nga Dogana e Kosovës si mall i padeklaruar.

Sipas njoftimit për media, në Merdare, pas kontrollit në një automjet, gjatë kontrollit fizik dhe verifikimit përmes skanerit, në automjet janë gjetur tre valixhe të kamufluara me veshje të përdorura, brenda të cilave dyshohej të ketë mallra të padeklaruara.

 

“Pas hapjes së bagazhit, është konstatuar se brenda tyre ndodheshin pajisje për ujësjellës dhe sistem të ngrohjes qendrore, të cilat nuk ishin deklaruar. Mallrat janë ndalur përkohësisht, vlera e mallit të gjetur dyshohet se tejkalon shumën prej 10 000 eurove. Dogana e Kosovës do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore sipas procedurave në fuqi dhe mbetet e përkushtuar në parandalimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e tregut të rregullt”, thuhet në njoftim.

Asnjë koment

Comments are closed.